Flash

Skandali i Chelsea: publikohet njoftimi për shitjen e biletave… ngatërrohet kundërshtari

Lapsi.al 2 April 2019
Skandali i Chelsea: publikohet njoftimi për shitjen e biletave…
Problemet e Chlesea nuk mjaftohen me pankinën e fushën. Sezoni zhgënjyes i Blues është nën sytë e të gjithëve, por jo vetëm për shumë golat e pësuar ose pak të realizuar: përvec tensionit të vazhdueshëm mbi lojtarët, zërave për pankinën e lëkundur të Maurizio Sarri, e sikur të mos mjaftonte edhe shitja e mundshme e klubit nga Roman Abramovich, shtohet edhe njësia komunikative. Pas gafës skandaloze të postimit në Twitter me temën “Cilin lojtar do të donit të blinit në verë?“, pavarësisht bllokimit të merkatos nga FIFA, komunikuesit blu bëjnë një tjetër edhe më skandaloze: publikojnë në faqen zyrtare shitjen e biletave për ndeshjen e Europa League kundër Sparta Praga. Problemi i vetëm është se Chelsea luan kundër Slavias. Kundërshtari i Chelsea mund të thotë shprehjen klasike: “Ti nuk e di kush jam unë“, por pa asnjë provokim. Sepse me sa duket, në Londër nuk e dinë vërtetë me kë duhet të luajnë! Në Twitter, si zakonisht shpërthyen kritikat. Pjesa më zbavitëse e gjithë kësaj historie, është përgjigja e Sparta Praga: “Përshëndetje djema, e kuptojmë plotësisht që jeni konfuzë duke qenë se ne jemi skuadra më e famshme e fituese e Pragës. Këtë herë, iu takon të luani me Slavia. Na vjen keq!“.

Të këshilluara

Inter, buxhet ekstra për...Antonio Conte

Inter duket se i ka idetë e qarta. Luciano Spalletti ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, me një pagë prej 4 milion euro të plota në vit, por në fund t...

12:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI