Flash

Parlamenti britanik mbushet me burra dhe gra gjysmë të zhveshur

Lapsi.al 2 April 2019
Parlamenti britanik mbushet me burra dhe gra gjysmë të zhveshur

Parlamenti britanik u përball me një situatë të pazakontë në seancën e mbajtur mbrëmë. Në kulmin e debateve dhe tensioneve mes parlamentarëve për çështjen “Brexit”, papritur në parlament erdhën burra dhe gra gjysmë- të zhveshur.

Protestuesit, anëtarë të grupimit “Rebelimi ndaj zhdukjes” kërkuan që parlamentarët të tregojnë më shumë kujdes ndaj ndryshimeve klimaterike. Ata u vendosën në një zonë të dukshme, në vendin që ndan parlamentarët nga publiku, duke shënuar kështu edhe “thyerjen” më të madhe të rregullave të sigurisë në parlamentin e Britanisë që nga viti 2014.

Parlamentarët u habitën kur panë protestuesit aty. Madje, ish-lideri laburist Ed Miliband hapi sytë nga skena që po shikonte. Ndërsa laburisti tjetër Peter Kyle, tha me humor se “protesta ishte e vërtetë lakuriqe”. Policia ndërhyri shpejt dhe largoi protestuesit e pazakontë.

[video width="636" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/04/fsdwet.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI