Flash

Dorëhiqet Grindel, fajin e ka miku i Dukës, Surkis: ora 6 mijë euro e bën presidentin më jetëshkurtër të Federatës gjermane të Futbollit

Lapsi.al 2 April 2019
Dorëhiqet Grindel, fajin e ka miku i Dukës, Surkis: ora 6 mijë

Në prill të vitit 2016 premtoi transparencë absolute, kur erdhi në krye të Federatës gjermane të futbollit, ndërsa pothuaj tre vjet më pas Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqje nga posti pikërisht për shkak të akuzave për korrupsion. Numri 1 i futbollit gjerman është dorëzuar para presionit të madh, pas akuzave se nuk ka deklaruar në hyrje një orë luksoze, të dhuruar nga zëvendëspresident i UEFA-s, Grigoriy Surkis.

Gjithcka ka nisur me një dhuratë, në koston e 6 mijë euro, që biznesmeni ukrainas Grigoriy Surkis i ka bërë kreut të Federatës Gjermane. Surkis, në fakt është një njohje e vjetër edhe e Armando Dukës, kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pikërisht në zgjedhjet e shkurtit 2018 mbërriti në Tiranë në mbështetje të presidentit aktual, për të mbajtur larg politikën nga futbolli. Kushedi nëse i është bërë edhe presidentit të FSHF-së një dhuratë e tillë, e nëse cështja do të kishte të njëjtën pasojë edhe në futbollin tonë.

Grindel ka kërkuar falje publike për pranimin e kësaj dhurate, duke tentuar të shpjegojë se e gjithë siatuata nuk ka lidhje me korrupsionin: “Të gjithë ata që më njohim mua e dinë se unë nuk jam lakmitar - tha Grindel në një komunikatë të publikuar nga federata gjermane -. Surkis nuk kishte asnjë interes financiar në DFB. Ai kurrë nuk më ka kërkuar përkrahje, as para e as pas kësaj dhurate. Nuk ka pasur dhe nuk ka konflikt interesi për mua”, thuhet më tej në komunikatë.

Grindel bëhet kështu presidenti më jetëshkurtër i federatës gjermane në historinë e saj 114-vjeçare, ndërsa drejtimin e federatës deri në shtator do ta marrin zëvendëspresidentët Rainer Koch dhe Reinhard Rauball.

Të këshilluara

Inter, buxhet ekstra për...Antonio Conte

Inter duket se i ka idetë e qarta. Luciano Spalletti ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, me një pagë prej 4 milion euro të plota në vit, por në fund t...

12:33

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI