Flash

Vrau 50 besimtarë mysliman, terroristi i Zelandës së re nis të bëjë teka në burg

Lapsi.al 1 April 2019
Vrau 50 besimtarë mysliman, terroristi i Zelandës së re nis

28-vjeçari Brenton Tarrant, i cili vrau 50 besimtarë mysliman në dy xhami në Zelandën e Re, ka bërë ankesë zyrtare për shkak se për të nuk ka vizitorë dhe ngaqë nuk i lejohet telefoni në qeli.

Ai është duke u mbajtur në izolim në burgun e Auckland në Paremoremo, akuzuar për 50 vrasje dhe lëndimin e disa personave të tjerë.

Tarrant ka kritikuar autoritetet, duke thënë se ata “po i privojnë gjëra me rëndësi për të”. Ai kishte dërguar një ankesë pranë Departamentit të Korrektimeve, ku shkruante: “Po më mohohen të drejtat më elementare. Nuk kam vizitor në burg dhe nuk më lejohet as celulari”, tha ai, raporton “The Sun”.

Departamenti i Korrigjimeve është shprehur se Tarrant po mbahet vazhdimisht në mbikëqyrje, për shkak të rrezikut të madh që paraqet. Sipas rregullave në Zelandën e Re, të burgosurit mund të kenë një vizitë 30-minutëshe në javë dhe së paku një thirrje telefonike gjatë kësaj periudhe. Sipas faqes së Departamentit të Korrektimeve, “të burgosurit kanë të drejtë të trajtohen njerëzishëm, me dinjitet dhe respekt kur janë në burg”.

Megjithatë, departamenti mund të aplikojë përjashtime në rrethana të caktuara “për arsye sigurie, ruajtjes së rendit ose qëllime të tjera madhore”. Tarrant akuzohet se ka sulmuar xhaminë Al Noor në Christchurch gjatë lutjeve të së premtes. Ai hapi zjarr dhe vrau 41 persona. Më pas ai shkoi në një tjetër xhami, ku gjuajti disa herë me armë dhe për rrjedhojë, numri i viktimave arriti në 50.

Të këshilluara

Greqia shkundet prej tërmetit 5.3 ballë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe...

13:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI