Flash

Varane largohet nga Real Madrid: për t'a marrë duhen 100 milionë euro

Lapsi.al 1 April 2019
Varane largohet nga Real Madrid: për t'a marrë duhen 100

Raphael Varane po përgatit lamtumirën nga Real Madrid. Prej kohësh flitet për një largim të tij, por ardhja e Eder Militao nga Porto duket se i ka përshpejtuar kohët. Qendërmbrojtësi francez i ka komunikuar klubit qëllimin e tij për tu larguar, si bëjnë të ditur spanjollët e Chringuito, në transmetimin e tyre të famshëm "La Sexta". Për Varane po lëviz fort Juventus, duke nisur nga një pikë e fortë avantazhi, që është miqësia mes francezit e Cristiano Ronaldos. Pengesat për tu kaluar janë të tjera në fakt: si fillim cmimi që Real Madrid ka fiksuar, 100 milionë euro. Pastaj është konkurenca e Manchester United, që pasi ka rinovuar besimin për Ole-Gunnar Solskjaerdëshiron ti japë teknikut një skuadër kompetitive.

Aktualisht paga e Varane është 5,8 milionë euro. Një shifër e lartë, por inferiore në krahasim me pjesën më të madhe të titullarëve të Real Madrid dhe pikërisht ky është një nga motivet për të cilët kampioni i botës ka kërkuar të largohet. Idea e francezit është të arrijë të paktën 7,5 duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Juventus nuk ka hequr dorë nga tratativa me Ajax për De Ligt, por është koshient se Barcelona është shumë përpara në këtë operacion dhe vështirë se Mino Raiola mund ta përmbysë situatën.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI