Flash

Një prej grave më të pasura ruse ndërron jetë në aksident ajror

Lapsi.al 1 April 2019
Një prej grave më të pasura ruse ndërron jetë në

Vdes në aksident ajror në Gjermaninë jug-perëndimore, një prej grave më të pasura ruse. Në këtë aksident ndërruan jetë dhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në avion me të. Natalia Fileva, një prej bashkëpronareve të linjës ajrore private S7, gjithashtu e njohur si “Siberia Airlines”, ishte një nga viktimat e aksidentit fatal.

“Fileva, 55 vjeç, ishte në bordin e një avioni “Epic LT”, me një motor, me gjashtë vende, i cili u rrëzua dhe u dogj në një fushë pasi iu afrua aeroportit të vogël në Egelsbach, një qytet në jugperëndim të Gjermanisë”, tha kompania në një deklaratë për mediat. Policia gjermane tha se kishte tre persona në aeroplan, përfshirë pilotin e fluturimit, i cili ishte me origjinë franceze, shkruan “The Guardian”.

Autoritetet gjermane të aviacionit po shqyrtojnë shkakun e rrëzimit të avionit. Egelsbach është rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit. “Forbes.ru” tha se pasuria e Filevës shkon në 600 milionë dollarë. Ekipi i “Grupit S7” shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të përzemërta për familjen dhe të dashurit e zonjës Fileva”, deklaroi kompania në një deklaratë të mëvontë.

Të këshilluara

Greqia shkundet prej tërmetit 5.3 ballë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe...

13:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI