Flash

Italia e Mancinit dhe tri-dhëmbëshi më i paimagjinueshëm i historisë...

Lapsi.al 1 April 2019
Italia e Mancinit dhe tri-dhëmbëshi më i paimagjinueshëm i

Djaloshi, ish-fëmija i llastuar, senatori: tre sulmuesit e Italisë për sot dhe për nesër. Tre bomber për kombëtaren, që e udhëhequr nga Roberto Mancini sulmon drejt Evropianit për t’u kthyer protagoniste, pse jo dhe menjëherë fituese. Trajneri i kombëtares nuk mund ti shmanget argumentit për një sulm të pamenduar ndonjëherë për një Kombëtare katër herë kampione e Botës dhe flet përsëri për Kean, Balotelli dhe Quagliarella, duke e nisur nga lojtari i tij i prefereuar, SuperMario: “E kam futur të luajë kur ishte 17 vjeç, është një futbollist si gjithë të tjerët. Ka cilësi të jashtëzakonshme, e ka treguar kur ishte djalosh. Do të varet nga ai, nëse vazhdon të bëjë mirë do të kthehet në kombëtare. Është mjaftueshëm i ri dhe gjendje të plotë fizike dhe pjekurie. Pastaj është e qartë se do të ketë zgjedhje për t’u bërë, shpresa është që të gjithë lojtarët mund të përmirësohen”, vlerësoi tekniku i Italisë, që me Balotelli ka bashkëpunuar edhe tek Manchester City.

Pastaj është senatori, Fabio Quagliarella, sulmuesi më prolifik dhe i pangopur në Serinë A, pavarësisht një karte identiteti shumë më të vjetër krahasuar me Balotetin: “Në këtë moment është golashënues i vërtetë dhe është duke bërë shumë mirë. Është në kombëtare sepse e meriton, përtej moshës”.

Dhe në fund, por jo për nga rëndësia, Moise Kean, talenti i Juventus, që është duke fituar terren me hapa të shpejtë: “Është i ri, vjen nga sektori i të rinjve dhe ka bërë një ecuri në rritje. Kur je i ri do të doje të luaje të gjitha ndeshjet dhe të pushtoje botën, por nëse do të ketë mendjen në vend do të bëhet sulmues i madh. Allegri e njeh më mirë se sa unë, e stërvit prej disa kohësh, është duke bërë rrugën e duhur dhe sa herë e vë në skuadër është duke bërë mirë: e vetmja këshillë që mund t’i jap është që të qëndrojë me këmbë në tokë. Është vetëm 19 vjeç dhe mund të përmirësohet shumë, por përmirësimi vjen me lodhjen, djersën dhe respektimin e rregullave”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI