Flash

Itali/ Policia shkatërron familjen mafioze, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Lapsi.al 1 April 2019
Itali/ Policia shkatërron familjen mafioze, mes tyre edhe 2 shqiptarë

Pas një operacioni antidroge të zhvilluar ditën e sotme nga policia italiane janë arrestuar 9 persona, mes të cilëve 7 janë italianë dhe 2 shqiptarë. Ata u vunë në pranga, pasi Gjykata e Mesinës kishte caktuar masa sigurie për trafik të drogës nga Shqipëria në Itali.

Masa u mor kundër anëtarëve të një organizate kriminale që menaxhonte trafikun e drogës midis Shqipërisë, Emilia Romagna-s, Abruzzo-s, Kalabrisë dhe Messina-s. Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria e Departamentit Anti-Mafia të Prokurorisë Publike, gjurmuan anëtarë të grupimit mafioz “Mesina”, të cilët bënin udhëtime në vende të ndryshme me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, shkruan “News Sicilia”.

Karabinierët thanë se kanë shkatërruar një bandë të mirfilltë kriminale, e cila udhëhiqej nga babai i familjes mafioze Mesina, ndërsa pjesëtarë ishin edhe fëmijët e tij. Gjatë bastisjeve, u kapën në dy raste mbi 55 kilogramë drogë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 2 korrierë të lëndës narkotike. Grupi kriminal, që kishte bazën në Messina, kishte krijuar strehën e aktivitetit në këtë vend, ndërsa vendi i origjinës së drogës ishte Shqipëria.

Në rrjet ishin përfshirë edhe dy furnizues shqiptarë, të cilët transportonin ngarkesat e drogës dhe i dërgonin ato në qytetin Peloritan. Droga, pasi mbërrinte në Messina, më pas hidhej në treg dhe shitej për të rinjtë dhe përdoruesit lokalë. Për më tepër, financuesit e grupit Messina kryen kërkime të shumta në të gjithë Italinë.

Të këshilluara

Greqia shkundet prej tërmetit 5.3 ballë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe...

13:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI