Flash

FOTO/ Zbulohet varri masiv me 1 mijë trupa i Luftës së Dytë Botërore

Lapsi.al 1 April 2019
FOTO/ Zbulohet varri masiv me 1 mijë trupa i Luftës së Dytë

Ushtarët specialë që zbuluan eshtrat në një varr masiv të Luftës së Dytë Botërore në Bjellorusi, kanë zbuluar një skelet femëror që mban gjurmët e një fëmije. Gërmimi zbulon skeletet e më shumë se 1.000 hebrenjve nga vendi i ndërtimit në Brest, i cili u pushtua nga Gjermania naziste në vitet 1940.

Vendi i masakrës naziste – zbuluar në një zonë të vjetër geto në fillim të këtij viti – u gjet pasi filloi ndërtimi i një banese elitare. Pothuajse gjysma e 50,000 njerëzve në qytetin e Evropës Lindore ishin çifutë, përpara fillimit të Luftës së Dytë Botërore, por pak pas pushtimit gjerman në qershor 1941, u dhanë urdhra për t’i zhdukur ata.

Pas urdhrit, mijëra prej tyre u çuan në trena dhe u dërguan në një pyll në të cilin do të vriteshin më pas. Në tetor të vitit 1942 regjistri i qytetit i mbajtur nga nazistët thoshte se 17.893 hebrenj jetojnë në Brest – një ditë më pas, shifra ishte fshirë.

Komuniteti hebre në Brest tani po këmbëngul që vendi i varrit të bëhet një memorial zyrtar i Holokaustit. Varre masive janë gjetur në Brest edhe në vitin 1950 – kur rreth 600 viktima u varrosën në varrezat e Trishinskoe, ndërsa në vitin 1970, 300 viktima u ri-varrosën në varrezat Proska.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI