Charles Leclerc është fituesi moral i Çmimit të Madh të Bahrein, garë të cilën e humbi vetëm për një problem në motorin e Ferrarit të tij. Në garën e dytë me Kokëkuqen, piloti i ri ka treguar siguri të madhe, por edhe një lloj moskokëcarje, ashtu si dëshmon biseda në radio me skuderinë në fillim të garës, kur ishte ende pas makinës së Sebastian Vettel. "Jam më i shpejtë" është mesazhi i tij për inxhinierin e garës, që i përgjigjet: "Qendro pas tij për dy xhiro". Por pas vetëm një minute Leclerc parakalon shokun e titulluar dhe shkon drejt një fitore, që venitet në fund në mënyrën më të pashpirt të mundshme.
https://www.youtube.com/watch?v=90aO_wfrj0Y