Flash

Dënim kapital për tradhtinë dhe homoseksualët, bota reagon ashpër ndaj Bruneit

Lapsi.al 1 April 2019
Dënim kapital për tradhtinë dhe homoseksualët, bota reagon

Në Brunei pas dy ditësh hyn në fuqi një ligj që do ta ndëshkojë tradhtinë bashkëshortore dhe marrëdhëniet homoseksuale me dënimin maksimal me vdekje.

Kushdo që do të shpallet fajtor për këto krime, do të qëllohet me gurë deri në vdekje sipas një Kodi të ri Penal, të bazuar te “Sheriati”, ligji islamik që nënvizon ndëshkime të ashpra trupore.

Ligji ishte paralajmëruar nga sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah në vitin 2014 dhe ka nisur të aplikohet gradualisht në vendin e vogël në ishullin e Borneos në Azinë juglindore.

Faza më e fundit e implementimit përfshin masat e reja brutale dhe vendi nuk ka plane që të tërheqë ligjin, pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që legjenda e popit, Elton John t’i bashkohet mikut të tij George Clooney, në apelet për bojkotin e 9 hoteleve në pronësinë e Bruneit. 72-vjeçari, aktivist veteran i të drejtave të homoseksualëve, tha se ky trajtim është i papranueshëm.

Nëntë hotelet e përmendura nga Clooney ndodhen në SHBA, Britani, Francë dhe Itali. Mes tyre, hoteli ekskluziv londinez “Dorchester” dhe “Beverly Hills Hotel” në Los Angeles.

Clooney e bëri apelin për bojkot më herët këtë javë duke thënë se, sa herë që frekuentohet një nga këto hotele jepen parà që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e atyre që zgjedhin të qëllojnë me gurë dhe kamzhik deri në vdekje qytetarët e tyre, për faktin se janë homoseksualë apo akuzohen për tradhti.

Brunei është një monarki absolute, që sundohet prej 51 vitesh nga sulltani Hassanal Bolkiah. Homoseksualiteti është i paligjshëm në sulltanat, por tani do të bëhet krim.

Të këshilluara

Greqia shkundet prej tërmetit 5.3 ballë

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe...

13:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI