Flash

Video/ Lazio për Champions: Strakosha ndalon cdo tentativë të Inter, vendos Milinkovic

Lapsi.al 31 March 2019
Video/ Lazio për Champions: Strakosha ndalon cdo tentativë të

Lazio mposht Inter 1-0 në San Siro falë një goli me kokë në minutën e 12' të Milinkovic-Savic e rikthehet në shinat e kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Skuadra e Spalletti mbetet e treta me 53 pikë, ende +2 nga Milan, por bardhekaltrit ngjiten në kuotën e 48 pikëve, me një ndeshje më pak (kundër Udinese në 17 prill). Me pak fjalë, të gjithë janë aty në një luftë të hapur.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/LtXoZLWWVjVLe3YN56ZU_31_d7f94eac31122e2863ecc05b9b74a780_video_720p_converted.mp4

Zikaltrit pa Martinez të dëmtuar dhe me Icardin të lënë jashtë grumbullimit si dënim, nisën mirë me Skriniar që cuditërisht gaboi shënjestër në zhvillimet e një goditje këndi. Lazio ndërkohë goditi në rastin e parë të paraqitur: asist preciz i Luis Alberto në shtyllën e dytë, ku Milinkovic kërcen mbi Brozovic e me kokë e dërgon topin në rrjetë. Në disavantazhin e një gol, Inter merr komandën e lojës, por e ka të vështirë të krijojë. Shansi i vetëm i takon Keita, por Strakosha mbylli cdo hapësirë në shtyllën e parë. Duhet një super Handanovic në krahun tjetër për të ndalur Bastos e Luis Alberto, duke mbajtur në lojë skuadrën e Spalletti përpara pushimit.

Inter e rinis lojën në presing: Strakosha është i zoti të bllokojë në dy kohë tentativën e Perisic. Të besuarit e Inzaghi e mbajnë ritmin të ulët, por nuk hezitojnë të godasin: në të 54' është akoma Handanovic që bën shpëtimtarin ndaj Caicedo e më pas tregohet më i shpejtë se Immobile. Spalletti luan edhe kartën Nainggolan 15 minuta nga fundi, por Strakosha nuk rrezikon më asgjë dhe Lazio kthehet prepotente në garë për një vend në katër më të mirat.

Italy - Serie A

Parma 1 - 3 Atalanta

Fiorentina 1 - 1 Torino

Roma 1 - 4 Napoli

Frosinone 0 - 1 SPAL

Bologna 2 - 1 Sassuolo

Inter 0 - 1 Lazio

Të këshilluara

Video/ Moura barazon në Anfield Road

Nuk duken mirë gjërat për Liverpool, që 20 minuta nga fundi i ndeshjes duhet të rigjejë fitoren përballë Tottenham. Në fakt, londinezët e kishin rritur ritmin e...

19:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI