Flash

Ronaldo i tregon muskujt Allegrit: dëmtimi i Dybala nuk duket serioz

Lapsi.al 31 March 2019
Ronaldo i tregon muskujt Allegrit: dëmtimi i Dybala nuk duket serioz
Ka ende kohë, është shpejtë për t’u shqetësuar. Ndeshja e vajtjes në çerekfinalet e Champions League ndaj Ajax është pas dhjetë ditësh, por Juventus nuk do të gjendet para të papriturës, edhe pse do të duhen ende disa ditë për të kuptuar nëse Ronaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen, apo jo. Portugezi, i dëmtuar në kombëtare në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e EURO 2020 ndaj Serbisë, nuk ishte në stadium në fitoren e arritur kundër Empolit. Ka preferuar ta kalojë pasditen në pishinë për t’u rehabilituar nga dëmtimi. “Po punoj fort për rekuperimin tim”, ka shkruar në Instagram, ndërsa Alegri kërkon të dijë, nëse do të mund të besojë tek fenomeni portugez, por mbi të gjitha tekniku merr frymë i njohur me gjendjen fizike të Dybala. Portugezi e ka të qartë se cfarë kërkon dhe kundër Ajax dëshiron të jetë me cdo kusht. Postimi në Instagram, duke treguar muskujt, është shenja se Ronaldo po punon në këtë drejtim dhe fiziku, që gjithnjë i është bindur, ka marrë edhe trajtimin special në një klinikë në Barcelonë, për të reduktuar kohët e rikuperimit.
Argjentinasi është ndalur gjatë nxemjes para ndeshjes ndaj Empolit, që u vendos nga goli i Kean, por gjendja e tij nuk duket se jep shumë shqetësime, në pritje të kontrolleve, ndonëse sinjalet janë pozitive. Nuk do të duhet të ketë tërheqje, Joja ka ndjerë rëndim të muskulit në pulpë dhe është ndalur menjëherë për të shmangur ndonjë dëmtim më të madh.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI