Flash

Kean, snajperi i Juventus: tre gola me tre goditjet e para

Lapsi.al 31 March 2019
Kean, snajperi i Juventus: tre gola me tre goditjet e para

I përzgjedhuri, ose vetëm me fat: njeriu i momentin në kampin e Juventus është padyshim Moise Kean. Italia e zbuloi papritur, Juventus e gjeti vendimtar në një periudhë delikate. 19 vjec e 32 ditë, sulmuesi i lindur në Vercelli ka treguar në fushë se është gati për kapërcimin e madh, të mbajë një fanellë titullari edhe kur flitet për një Kombëtare 4 herë kampion bote dhe klubit më të tiulluar të Italisë. Allegri kërkon qetësi për talentin e tij, por numrat janë të gjithë nga ana e Kean. Këtë vit ka shënuar tre gola në Serie A, me tre goditjet e para, me Empolin i mjaftuan 2'30" nga hyrja në fushë për të shënuar e për tu bërë shënuesi më i ri që ka realizuar 8 gola në kampionat, pas Mario Balotelli (18 vjec e 242 ditë, në 2009).

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/03/J8FY8q5eYwYztkkHLkTf_30_a83ae9c79ae4649cd2bda9e860350c8a_video_720p_converted.mp4

Tani nuk do të jetë e lehtë ta ulësh në pankinë ose të trajtsh rinovimin me shifra të përshtatshme për një të ri. Për pjesën e parë Allegri i ka idetë e qarta. Deri në fund të sezonit Kean do të ketë hapësirën e tij, por nuk mund të konsiderohet titullar. Trajneri toskan ka treguar se di të administrojë të rinjtë dhe Moise duket se e ka pranuar, duke mbajtur kokën ulur dhe duke shfrytëuar mundsitë që i jepen. Një sinjal i rëndësishëm edhe për Juventus që mund të vendosë të besojë tek ai në të ardhmen, duke investuar një shifër të rëndësishme për rinovimin. Shifër që me siguri do ta pretendojë menaxheri i tij Raiola për të qendruar në Torino. Vendimtare do të jenë javët e ardhshme, por bardhezinjtë e kanë të qartë se janë përballë një sulmuesi të fortë fizikisht, teknikisht, por edhe me mentalitetin e duhur. Kualitetet më të rëndësishme për tu bërë një lojtar i rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI