Flash

Inter nuk grumbullon Icardi: shumë nga lojtarët zikaltër të lumtur

Lapsi.al 31 March 2019
Inter nuk grumbullon Icardi: shumë nga lojtarët zikaltër të

Në kampin e Inter, telenovela e Mauro Icardi është larg nga të qenit në fund. Gjatë javës, ish-kapiteni është kthyer të stërvitet me grupin e, duke parë dëmtimin e Lautaro Martinez, ndeshja me Lazio dukej rasti perfekt për ta riparë në fushë, por më pas erdhën të befasishme deklaratat e teknikut Luciano Spalletti në konferencë për shtyp: "Icardi nuk është i grumbulluar".

Sulmuesi argjentinas e ka mësuar lajmin vetëm gjatë konferencës e, sipas asaj që bëhet e ditur nga Appiano, nuk e ka marrë aspak mirë (as avokati i tij Nicoletti). Por në fakt në fjalët e Luciano Spalletti të japin idenë se ka dicka tjetr: "Duke parë atë që ka ndodhur në këtë periudhë, e quaj të drejtë që për këtë ndeshje ai nuk është në gjendje të ndihmojë shokët".

“Zgjedhja e Spalletti, për të mos grumbulluar sulmuesin, i është komunikuar Marotta mëngjesin e të shtunës. Shoqëria është reshtuar në krah të trajnerit, të cilit i është njohur fuqia për të marrë vendimet brenda dhomave të zhveshjes" analizon La Gazzetta dello Sport.

Sipas ndërtimit të fakteve, motivi i mungesës së grumbullimit duhet kërkuar të premten: pas mbledhjes së skuadrës në sallën e videos për të përgatitur ndeshjen me Lazio, Spalletti i ka kërkuar Icardi nëse kishte dicka për ti thënë shokëve, por Maurito është përgjigjur se ka sqaruar gjithcka me shoqërinë e nuk do të shtojë asgjë.

Dëshira për të mos ndryshuar pozicion nuk i ka pëlqyer fare trajnerit dhe lojtarëve, shumë nga të cilët kanë vlerësuar zgjedhjen e Spalletti për të mos e grumbulluar, sepse Icardi nuk është kthyer në grup në mënyrën e duhur.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI