Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Cila është pija e duhur për s*ks të mirë

Lapsi.al 31 March 2019
Cila është pija e duhur për s*ks të mirë

Vera e kuqe listohet si një nga 10 afrodiziakët më të mirë, por nuk duhet tepruar kurrë me të. Pra, lind pyetja: cila është sasia e duhur? Na lini ta përshkruajmë paksa më gjatë.

Kur pimë pak verë, efekti fillestar i alkoolit si një nga lubrifikantët më të mirë shoqërorë, nis të bëjë punën e vet. Ne ndihemi më të çliruar, më të hapur dhe më të qetë. Ky është guximi i pijes le të themi dhe për këtë arsye gjithmonë na duket që kemi më shumë sukses kur takojmë dikë në një lokal.

Ne ndihemi më me besim për të rrezikuar dhe i flasim kujtdo. Kur jemi pas gotës së parë dhe në fillim të gotës së dytë ndihet më shumë kënaqësia që të jep vera.

Alkooli stimulon receptorët në trurin tonë dhe kur jemi te 1-2 gota kemi një ndjenjë ngrohtësie që ende nuk është “mbytur” nga marramendja që vjen pas disa gotave të tjera. Çdo lloj alkooli (me konsumim të moderuar) ndihmon në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale, por asnjë nuk ka të krahasuar me verën e kuqe.

Ajo ka të mira në aspektin seksual si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Për femrat, vera e kuqe thekson edhe më shumë dëshirën seksuale, të paktën kështu ndodh sipas disa kërkuesve shkencorë italianë. Ata zbuluan se vera e kuqe rriste qarkullimin e gjakut në zonat erogjene të femrave, që rrjedhimisht rrisin dëshirën seksuale.

Gjithsesi, kërkuesit shkencorë saktësojnë se pas 2 gotave, janë efektet e tjera të alkoolit ata që marrin kontrollin dhe sjellin një eksperiencë seksuale më pak të kënaqshme. Moderimi, mesa duket, është çelësi i suksesit. Për meshkujt, jo vetëm që 1-2 gota rrisin qarkullimin e gjakut në zonat thelbësore, por vera e kuqe rrit edhe nivelin e testosteronit në gjak.

Testosteroni është një hormon i domosdoshëm për urinë seksuale te meshkujt. Por, ashtu si edhe te femrat, disa gota më shumë kanë efektin e kundërt, ulin testosteronin dhe dëshirën seksuale. Pra, kur flasim për verën dhe seksin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të hapni një shishe verë dhe ta ndani me partnerin. Kjo është sasia e duhur për secilin nga ju, në mënyrë që të përfitoni nga efektet pozitive të kombinimit verë-seks.

Të këshilluara

Si të rimodeloni këpucët që ju vrasin

Në një artikull dedikuar këtij problemi, ‘Times of India’ zbulon disa teknika që mund t’i bëni në shtëpi, të cilat janë shumë efektive. . Në këtë mënyrë do shma...

17:38

Trendet e pranverës në veshje (FOTO)

Jemi zyrtarisht në muajin e pranverës dhe kjo përkthehet ndryshe në ndërrim të garderobës. Më në fund kemi mundësinë që të heqim palltot, xhupat dhe xhaketat e ...

16:46

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI