Olsi Bylyku është një prej aktorëve të humorit shqiptar, i cili këtë sezon është shfaqur si bashkë drejtues i emisionit “BE Coffee” tek “E Diela Shqiptare”.Ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, Olsi e ka mbajtur private jetën e tij sentimentale. Mirëpo, pak më parë, “Panoramaplus” ka kapur aktorin në shoqërinë e të dashurës së tij.Dyshja shihet gjatë premierës së një filmi, ku krah Olsit është një brune, të cilën aktori e ka kapur për dore në publik, duke shfaqur haptazi lidhjen e tyre.
