Flash

Tirana ‘dorëlëshuar’, Laçi e ndëshkon në të 99-ën

Lapsi.al 30 March 2019
Tirana ‘dorëlëshuar’, Laçi e ndëshkon në

Kujtimi i Ali Memës, në tributin special të bardhebluve në kujtim të virtuozit të mesfushës dhe lotët e të birit Ardian Mema, që nuk mund të ishte në pnakinë i skualifikuar, ishin paralajmërimi i një mbrëmje të hidhur në Selman Stërmasi. Tirana hedh poshtë fitoren në minutën e 99 e arritur nga një Lac kurajoz e me 10 lojtarë: Bardheblutë mund të kishin mbyllur ndeshjen në disa raste, por Hasani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, Halili përdori dorën për të kaluar Selmanin dhe në frymën e fundit Xhixha barazoi duke futur bardheblutë edhe një herë në drithërimat e mbijtesës.

 

E të mendosh që Tirana dominoi fushën në formacionin tip, ku ishte përfshirë edhe Halili, pavarësisht se sinjalin e parë e dha Laci i Starovës, i karikuar nga barazimi në debutim dhe një detyrim fitore për të kthyer entuziazmin në Kurbin. 90 minuta të vështira për teknikët, me tre zëvendësime të detyruara, që komplikuan lojën e zgjedhur: Fangaj mori vendin e Domgjonit, Sentamu të Ngo’o dhe Goxha të Turtullit.

 

Në dhomat e zhveshjes kryeqytetasit shkojnë në avantazh, me Sentamun që shënon pas 6 minutash në fushë. Rezultati logjik i asaj që prodhuan skuadrat në pjesën e parë, por Starova nuk është absolutisht dakord me këtë, ndaj dhe preferon të rinisë me Najdenov, për të forcuar ofensivën. Idetë e ish-teknikut bardheblu rrezikuan të hidhen në erë në një faull të pamenduar mirë të Sefgjinit ndaj Halilit në minutën e 53. Për Metën nuk kishte dyshime se ishte penallti, por edhe Selmani nuk kishte dyshime në aftësitë e tij, duke treguar motivin pse është portieri i U21 kur bllokoi goditjen e Hasanit. Tiranës i del cdo skemë, por ndoshta drithërima e shkaktuar nga e djathta e Jonuzit duhej ti kishte bërë më të kudjesshëm bardheblutë, por ndoshta edhe kartoni i kuq i Najdenov, për një faull të shëmtuar ndaj Hasanit në minutën e 94, përgjumi lojtarët e Xhafës. E befasia erdhi në fund kur Xhixha fiksoi shifrat në 1-1 në gabimin e vetëm të bërë nga Tirana në Selman Stërmasi. Pistoleri i Lacit nxjerr nga vetja edhe një serioz si Starova, që festoi në fushë, me shumë se për rezultatin, kundërshtarit kujt ia mori dhe për mënyrën si erdhi....

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI