Flash

Rrëfimi pas 15 vjetësh i Fabregas: “E godita me një copë pice Sir Ferguson!”

Lapsi.al 30 March 2019
Rrëfimi pas 15 vjetësh i Fabregas: “E godita me një

Sir Alex Ferguson për të gjithë ka qenë një personalitet që vështirë se mund ti kthehej fjalë, por jo që edhe skocezi ka marrë një copë picë në fytyrë, të paktën në atë episod që rrëfen Cesc Fabregas, për BeIN Sport, kur spanjolli sapo kishte nisur karrierën. Saktësisht në 2004, Fabregas ishte një nga fytyrat e reja të Arsenal e u gjend në një diskutim të ndezur në tunelin për në dhomat e zhveshjes. Rezultati? Deri tani ishte legjendë metropolitane, por tani vjen edhe konfirmimi nga autori: ish-mesfushori i Gunners…ka goditur me një copë pice Sir Alex Ferguson!

Atëherë ishte vetëm 17 vjec, por tani që spanjolli është 32 ka vendosur të tregojë si shkuan ngjarjet vërtetë në atë pas ndeshje të Arsenal e Manchester United. Sfida u mbyll me fitoren e Red Devils, por londinezët nuk e kaluan lehtë. E në tunel gjakrat u ndezën. “Mënyra si ndodhi na la shije të hidhur, sepse mendonim që nuk meritonim të humbisnim. Ishim të nervozuar dhe pati një zënkë”. Një zënkë që ka përfshirë peshat e rënda të dy skuadrave. Lojtarë si Rio Ferdinand apo Sol Campbell. Jo pikërisht sherri ku një i ri dhe jo muskuloz si Fabregas do të donte të ndodhej.

E megjithatë spanjolli…dëshiron të marrë pjesë. “Duke qenë se nuk kisha luajtur, isha ndër të parët që u futa në tunel e po haja një copë pice kur nisi sherri. Ndershmërisht nuk mora shenjë askënd në vecanti, por ata të United ishin të gjithë në një anë, kështu që godita në atë drejtim, sepse mes atyre gjigantëve që po ziheshin nuk mund të bëja gjë tjetër”. Vetëm se ai që mori goditjen me picë …ishte Sir Alex. “Kohë më pas mësov se kisha goditur Ferguson. Nuk e bëra me qëllim, por janë gjëra që ndodhin”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI