Flash

Paralajmërimi i SHBA-së për Rusinë dhe shtetet që mbështesin Maduron

Lapsi.al 30 March 2019
Paralajmërimi i SHBA-së për Rusinë dhe shtetet që

Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi Rusinë dhe vendet tjera që mbështesin presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro në Venezuelë, të mos dërgojnë trupa dhe pajisje ushtarake, pasi këtë veprim Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë si “kërcënim të drejtpërdrejtë” të sigurisë rajonale.

Ditë më parë, dy aeroplanë rusë me një personel ushtarak prej 100 anëtarësh ateruan në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës.

Shtetet e Bashkuar janë duke përgatitur një listë të përgjigjeve të mundshme që përfshijnë edhe sanksione.

“Do të ishte gabim për Rusinë nëse mendon se i ka duart e lira në Venezuelë”, tha Elliot Abrams, përfaqësues i posaçëm për Venezuelën i Shteteve të Bashkuara.

Më herët Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, John Bolton tha se SHBA-të “ do ti konsiderojnë veprimet e tilla si provokim dhe kërcënim të drejtëpërdrejtë të paqes dhe sigurisë në rajon”.

Shtetet e Bashkuara dhe gjitha vendet tjera perëndimore e mbështesin udhëheqësin e opozitës në Venezuelë, Huan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm.

Ndërkohë Rusia, Kina, Irani dhe një sërë vendesh tjera janë në anën e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.

Venezuela nën udhëheqjen e Maduros ka pësuar krizë ekonomike dhe tashmë miliona banorë kanë ikur nga ky vend.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI