Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Faktet / Rama dhe Cakaj manipuluan raportin e Departamentit të Shtetit

Lapsi.al 30 March 2019
Faktet / Rama dhe Cakaj manipuluan raportin e Departamentit të Shtetit
Disa media të opozitës i kushtuan shumë vëmendje këtë të shtunë, fjalive haluçinante dhe të pakuptimta të shefit të komanduar të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj. Por përtej fljaive të tij që nuk rreflektojnë aftësinë e njerëve të ditur për të folur thjeshtë, ajo që ka ndodhur është shumë më e rëndë. Gent Cakaj si zvendës dhe Edi Rama si ministër i jashtëm i dekretuar janë përpjekur sot të manipulojnë ditën për diell raportin e rëndë të departamentit amerikan të shtetit për trafikun e drogës. “Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” ka komentuar Ministri i jashtëm i dekretuar, duke postuar në Facebook një konferencë për shtyp të atij që i ka lënë detyrën.Dhe Gent Cakaj pa iu dridhur qerpiku ka thënë: “Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE” Pra pot ë lexosh bedelin “gjeni” të Ramës të krijohet përshtypja se raporti është pozitiv. Po çfarë thuhet aty realisht dhe cilat janë togfjalëshat që ka censuruar talenti nga Prishtina: “Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian” (Përkthim i Zërit të Amerikës”). Lexo më tej: Larg kazanit/ Si e raportoi "Zëri i Amerikës" raportin e DASH Pra edhe në rastet kur është luftuar trafiku, kjo ka ardhur ose me nxitjen ose me presionin ndërkombëtar. Por këto ‘nuanca” zv/ministri i lexuar nuk ka ditur ti lexojë duke ecur në gjurmët e shefit të tij që gjithnjë e ka mohuar me këmbëngulje trysninë e ndërkombëtarëve në aksionet kundër drogës. Por, bëmat e gjeniut të Ramës nuk përfundojnë këtu. Në konkluzion ai tha se “Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje”. Në fakt ajo që shkruan departamenti i shtetit është e shumë më e rëndë. Aty që në fillim thihet se vëllimi i heroinës që tranzitohet nga Shqipëria drejt vendeve perendimore ka ardhur në rritje (shiko faksimilen poshtë). Rarporti nënvizon se Shqipëria “është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën” (Përkthim i Zërit të Amerikës”). Pra do të mjaftonin vetëm këto që Gent Caka të mos këpuste mufka dhe që shefi i tij të mos fliste për keqpërdorim të raportit të DASH.

Armand ShkullakuGent Cakaj, anëtari i ri i organizatës së Rilindjes

Manipulimin dhe gënjeshtrën sot e kanë përdorur ata  prandaj në këtë rast nuk i vlen të merresh me shqipen e çalë të Gent Cakës. Nuk është e rëndësishme të tallesh me fjali si kjo: “Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme” . Sepse lajmi i ditës sot është tentativa për të manipuluar raportin amerikan. ©Lapsi.al [embed]https://www.facebook.com/edirama.al/videos/380010449251929/[/embed]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI