Flash

Espanyol, i përgjigjet ironikisht Piqué: “Pasuria jonë nuk matet me euro”

Lapsi.al 30 March 2019
Espanyol, i përgjigjet ironikisht Piqué: “Pasuria jonë
Gerard Piqué sulmoi, Espanyol përgjigjet. “Pasuria ime? Në bankë kam më shumë para se ato që ka Espanyol në bilancin vjetor. Kështu, më shumë se 57 milionë”. Fjalët e qendërmbrojtësit të Barcelonës shkaktuar polemika pafund në Spanjë. Gjatë një interviste për programin televiziz La Resistencia, katalanasi e ndezi edhe më shumë derbin në La Liga në program të shtunën pasdite në Camp Nou. Një shfaqje që Espanyol e tifozët e tij nuk e kanë pëlqyer. Mbështetësit e klubit bardheblu kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke treguar pakënaqësinë për deklaratat e Piquet, ndërsa klub i është përgjigjur me një postim të thjeshtë. Pak reshta, por ku nënvizohen vlerat e Espanyol. “Tifozët tanë. Skuadra jonë që cdo ditë vendos shpirtin në fushë. 119 vitet e historisë sonë. Minuta e 21 (ku kujtohet Daniel Jarque, kapiteni i Espanyol që humbi jetën në 2009). Respekti për rivalët. Zemra bardheblu. Kjo është pasuria jonë dhe vlera e saj nuk matet me euro”, shkruhet në postim.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI