Flash

Venezuelë, Guaidos i ndalohet posti publik për 15 vjet

Lapsi.al 29 March 2019
Venezuelë, Guaidos i ndalohet posti publik për 15 vjet

Liderit opozitar të Venezuelës, Juan Guaidó do t’i ndalohet mbajtja e ndonjë pozite publike për 15 vjet, ka njoftuar kontrolleri financiar i këtij shteti.

Kontrolleri, Elvis Amoroso ka thënë se dokumentet financiare të Guaidos kanë qenë të paqarta. Guaidó, udhëheqës i Asamblesë Kombëtare, që kontrollohet nga opozita, ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar.

Ai ka mbështetjen e më shumë se 50 shteteve, përfshirë Shtetet e Bashkuara. BBC ka raportuar se vendimi për t’i ndaluar një pozitë të tillë Guaidos do të hyjë në fuqi, nëse ai vendos të rikandidojë për postin që ka si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.

Guadio ka kundërshtuar njoftimin e Amorosos, duke thënë se ai nuk është “auditor i përgjithshëm”. “Kongresi legjitim është fuqia e vetme që mund të emërojë një auditor të përgjithshëm”, është shprehur ai.

Me mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Guadio ka shtuar thirrjet për dorëheqje të presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro. Bashkimi Evropian ka dënuar këtë veprim kundër Guaidos, derisa një zyrtar amerikan për sanksione ka thënë se SHBA-ja synon të ushtrojë presion maksimal ndaj Qeverisë së Venezuelës.

Mirëpo Maduro, që ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, i konsideron thirrjet e Gauidos, si përpjekje të SHBA-së për “pushtim” të shtetit të Amerikës Jugore. Maduro është betuar për mandatin e dytë si president, derisa protestat ndaj tij janë nxituar nga keqmenaxhimi i ekonomisë dhe pretendimet për abuzim me të drejta të njeriut.

Të këshilluara

E fundit/ Dy orët vendimtare për Brexit-in

Deputetët britanikë do të votojnë mbi format alternative të Brexit-it, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se ndonjëra prej tyre do të gëzojë përkrahjen e nevojshm...

12:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI