Flash

Turqia do blejë sistemin rus pavarësisht kundërshtimit nga SHBA

Lapsi.al 29 March 2019
Turqia do blejë sistemin rus pavarësisht kundërshtimit nga SHBA

Turqia do të respektojë marrëveshjen për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore, pavarësisht kundërshtimeve nga Uashingtoni, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, pas bisedimeve me homologun e tij rus Sergei Lavrov. “Kjo marrëveshje është çështje e kryer”, tha Cavusoglu.

Tashmë, sipas ministrit turk, po diskutohet vetëm koha se kur do të bëhet dërgesa e sistemit mbrojtës.

Ai tha se Ankaraja nuk planifikon të iu shesë palëve tjera sistemin S-400.

Planet për blerjen e armatimit rus nga ana e Turqisë kanë ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara të cilat po shqyrtojnë mundësinë të pezullojnë bashkëpunimin ushtarak me Turqinë.

Katër senatorë amerikanë, më 28 mars, prezantuan një projekt-ligj dypartiak, për të ndaluar transferimin e aeroplanëve F-35 në Turqi derisa qeveria e SHBA të vërtetojë se Ankaraja nuk do të marrë dorëzimin e sistemit rus S-400.

Cavusoglu tha se Turqia ka marrë deklarata kontradiktore nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se Ankaraja ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj lidhur me blerjen e aeroplanëve F-35.

Ministri turk gjithashtu tha se Ankaraja e kundërshton vendimin e SHBA-së për të njohur sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha me 25 mars se SHBA-të njohin sovranitetin e Izraelit në këtë rajon.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan reagoi duke thënë se ky veprim e vendosë Lindjen e Mesme buzë një krize të re.

Rusia, Irani dhe një numër i vendeve arabe, përfshirë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik gjithashtu kundërshtuan vendimin e presidentit Trump.

Mirëpo, presidenti Trump ka thënë se vendimi është i një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal.

Në anën tjetër kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se vendimi vjen në një kohë kur “Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin”.. 

Të këshilluara

E fundit/ Dy orët vendimtare për Brexit-in

Deputetët britanikë do të votojnë mbi format alternative të Brexit-it, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se ndonjëra prej tyre do të gëzojë përkrahjen e nevojshm...

12:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI