Flash

Terapi speciale në Barcelonë: Ronaldo po bën gjithcka të jetë kundër Ajax

Lapsi.al 29 March 2019
Terapi speciale në Barcelonë: Ronaldo po bën gjithcka të

Gara me kohën ka nisur. Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të mungojë në takimin e Champions League kundër Ajax, në program në 10 prill e do të bëjë gjithcka për të qenë. Ja përse, në ndalesën e tij në Barcellona, përvec impenjimit me një sponsor, është kryer edhe një vizitë në klinikën Corachan, avangarde e mjekësisë për rigjenerimin e dëmtimeve muskulare, përmes një terapie celulare, që mund të reduktojë kohët e rikuperimit 30-50%.

Nga Spanja vjen konfirmimi për prezencën e Cristiano Ronaldo në klinikën në Barcelonë shumë e frekuentuar nga lojtarët e kun ë muajt e fundit kanë qenë edhe disa futbollistë të Roma. Në kthimin në Torino, kampioni portugez nuk i është nënshtruar kontrolleve të tjera, nga ato të bëra në Kombëtare, por është vizituar nga stafi mjekësor bardhezi dhe ka nisur fizioterapinë: javën e ardhshme do të ketë teste të reja për të verifikuar shkallën e dëmtimit të aduktorit të kofshës së djathtë, të përcaktuar "modeste" nga buletini I parë mjekësor.

Ashtu si referon 'Corriere dello Sport', nuk përjashtohet që CR7 të bëjë një tjetër blitz në Barcelonë në ditët e ardhshme. 12 ditë nga sfida, countdoën ka nisur: CR7 do të mungojë kundër Empoli, Cagliari e Milan, por kundër Ajax dëshiron të jetë e nuk mund të mungojë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI