Flash

Rita Ora: Rrjetet sociale më kanë dëmtuar

Lapsi.al 29 March 2019
Rita Ora: Rrjetet sociale më kanë dëmtuar

Rita Ora, së fundmi ka folur për një prej problematikave sociale më të mëdha në shekullin e 21-të dhe ato janë efektet negative të rrjeteve sociale.

Shumë njerëz bien pre e këtyre situatave, duke arritur deri në atë që quhet bullizmi online.Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjatë një komunikimi me fansat shpjegoi se edhe ajo nuk përjashtohet nga ky fenomen.Me shumë sinqeritet, Rita pranoi se e kanë thirrur me çdo emër që ekziston, e kanë tallur dhe kjo gjë nuk mund të ndalet, prandaj ka menduar të mbyllë ‘Instagram-in’. “Ndodh çdo ditë online, kundrejt meje dhe shume njerëzve të tjerë. Më kanë shkruar: ‘dukesh shumë keq’, ‘pse e vesh atë?’, gjëra shumë të shëmtuara që një njeri në jetën reale nuk ka guxim të t’i thotë”,-u shpreh Ora.Më tej gjatë diskutimit, Rita i këshilloi të gjithë të marrin herë pas here një pushim nga mediat sociale, pasi dëmi është i madh. Këngëtarja shtoi edhe faktin që shumë shpesh ka menduar ta mbyllë ‘Instagram-in’ përfundimisht, madje ka shanse që ta bëjë së shpejti.

Të këshilluara

Rike Roçi: Kam rënë në dashuri

E vetmja histori rozë që ishte përfolur së fundi me protagoniste ish-banoren e Big Brother, Rike Roçi, ishte ajo me reperin Noizy. Pas komenteve pikante që  ...

14:23

Halsey tregon abortet gjatë këtyre viteve

Këngëtarja amerikane ka treguar se vuan nga një sëmundje mjaft e rëndë Endometrioza. Kjo sëmundje është një patologji gjinekologjike ku endometriumi fillon t...

14:24

Lady Gaga, në lidhje me aktorin e Avengers

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi se Lady Gaga kishte nisur një histori të re me aktorin e njohur të Avengers, Jeremy Renner. Në fakt lidhja e re e ylli...

12:45

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI