Flash

Rita Ora drejt Kosovës për këtë arsye

Lapsi.al 29 March 2019
Rita Ora drejt Kosovës për këtë arsye

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim.

Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie.

Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Ajo është bashkuar me drejtorin e dizajnit të “Escada”, Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë.

Kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.

Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për përpjekjet e kësaj organizate në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, thotë Ora për “The Hollywood Reporter”.

“U nderova me këtë titull disa vjet më parë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga” tha ajo, duke shtuar se ajo do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

 

Të këshilluara

Gigi Hadid nuk i duron më komentet negative

Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh. Por modelja u inatos keq f...

09:01

Një film biografik edhe për 'Sex Pistols'

Një film biografik do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave botërore dhe ka të bëjë me grupin, “Sex Pistols”, ku së bashku me “The Clash”, konsiderohet si bend...

17:05

Flaka Krelani: Njê vit i vështirë për mua

Flaka Krelani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj dhe një pjesë shumë të rëndësishme ezënë postimet nga palestra...

16:51

Angelina Jolie, pjesë e Marvel

Angelina Jolie raportohet se do të interpretojë në filmin cinecomic “The Eternals”, duke debutuar në Marvel Cinematic Universe. Për momentin, informacionet rret...

15:34

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI