Flash

Madonna zhgënjehet nga Portugalia, shpërngulet në SHBA

Lapsi.al 29 March 2019
Madonna zhgënjehet nga Portugalia, shpërngulet në SHBA

Madonna po mendon të shpërngulet nga Portugalia, ku prej vitesh jeton me fëmijët e saj të birësuar.

Sipas një burimi, arsyeja e këtij vendimi të këngëtares është për shkak se nuk është lejuar të xhirojë një video në një pallat të vjetër qindra-vjeçarë.

Këngëtarja 60-vjeçare, e cila ka jetuar në Portugali që nga vera e vitit 2017 në një fshat disa kilometra larg Lisbonës, ka vendosur të largohet përgjithmonë. Arsyeja e këtij vendimi është sjellja e vrazhdë e kryebashkiakut Basílio Horta i cili i ka mohuar asaj lejen për të xhiruar një video në pallatin “Quinta Nova da Assunção”, një objekt historik shekullit të 18-të, ku artistja kishte parashikuar të xhironte videoklipin e saj e hipur mbi një kalë.

Sikurse bëhet e ditur nga mediate huaja, Madonna donte të xhironte videoklipin e këngës së saj të re “Indian Summer”, por kryetari i bashkisë iu përgjigj, se ka gjëra që “nuk mund të blihen”. “ Madonna është një artiste, por ndërtesa i takon të gjithëve dhe nuk duhet të dëmtohet”-është shprehur ai. “Unë kam dhënë kaq shumë për Portugalinë dhe kur kërkova një nder të thjeshtë, sepse dua të tregoj Portugalinë gjithë botës, më është thënë jo”-mësohet të ketë thënë Madonna.

Sikurse shkruajnë mediat e huaja, Madonna tashmë ka bërë gati valixhet për të lënë shtëpinë në Lisbonë dhe do të kthehet në SHBA.

Të këshilluara

Lady Gaga, në lidhje me aktorin e Avengers

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi se Lady Gaga kishte nisur një histori të re me aktorin e njohur të Avengers, Jeremy Renner. Në fakt lidhja e re e ylli...

12:45

Rita Ora drejt Kosovës për këtë arsye

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim. Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie. Rita Ora dhe mark...

10:13

Gigi Hadid nuk i duron më komentet negative

Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh. Por modelja u inatos keq f...

09:01

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI