Flash

Largohet nga futbolli golashënuesi i fundit shqiptar i Superiores: Neustadt-FC Wacker 90 minutat e fundit të Salihit

Lapsi.al 29 March 2019
Largohet nga futbolli golashënuesi i fundit shqiptar i Superiores:

"Kam vendosur që ndeshja e kësaj fundjave, të jetë edhe ndeshja e fundit e karrierës sime si futbollist profesionist" shkruante Hamdi Salihi, duke nxitur dëshirën e lexuesve të atyre pak rreshtave, të ngrihen në këmbë për një standing ovation të fundit për shkodranin. Të shtunën, në orën 14:30, në Wiener Neustadt-FC Wacker Innsbruck, sulmuesi shqiptar do të bëjë daljen e fundit në fushë, kushedi për të shënuar një gol të fundit spektakolar, nga ato me të cilët jemi mësuar ta identifikojmë.

Një karrierë e pasur me gola e nisur në fakt në 2002 me ekipin e parë të Vllaznisë dhe 19 vjecarët kuqezinj të Shqipërisë, ku ra menjëherë në sy talenti i jashtëzakonshëm i një sulmuesi, që do të bëhej njohësi më i mirë i portave të Superiores. Në dy sezone me ekipin e vendlindjes, në 55 ndeshje kampionati, shkodrani shënoi 30 gola dhe një vit më pas provoi aventurën në Greqi te Panionios. Ndoshta shumë i ri për të pasur sukses në kampionatin grek, por kthimi tek Tirana është me zhurmë golash: golashënuesi më i mirë i kampionatit në vitin e parë, deciziv për titullin në të dytin. 42 gola në 52 ndeshje, me një mesatare impresionuese.

Kalimi tek Ried në Austri (2007-09) erdhi në momentin e duhur me 34 gola në 82 ndeshje, duke tërhequr gjigantët e Rapid me të cilët firmosi për tre vjet. 36 gola në 67 ndeshje në Austri, përpara se në moshën 28 vjecare të provojë MLS me DC United, ku shënon 6 gola në 22 ndeshje. Më pas në Kinë (Jingsu Sainty) e Izrael (Hapoel Acre dhe Hapoel Haifa) janë ndalesat e Salihit përpra se të kthehej në 2015 në Superiore me Skënderbeun.

Golashënuesi më i mirë me 27 gola dhe kampion me korçarët në vitin e parë, ndërsa zhgënjimi për padrejtësinë që u bë në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu ku doli nga fusha duke grisur kartonin e kuq të Enea Jorgjit e bëri që të shkonte në Austri për të mbyllur karrierën me Wiener Neustadt.

Me kombëtaren, Salihi tundi rrjetat kundërshtare 11 herë, ku në imazhin e të gjithë tifozëve është goli skematik kundër Norvegjisë. Tani në moshën 35 vjecare, Salihi ka vendosur të ndalë, duke na kujtuar edhe një herë se që nga largimi i tij nga fushat e Superiores, një sulmues i tillë nuk është shfaqur me në kampionat...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI