Giuseppe Marotta ka prakur shumë argumente, duke kaluar nëpër rrugë të së shkuarës, të tashmes e duke hedhur shikimin edhe nga e ardhmja. Largimi i tij nga Juventus është lidhur gjithnjë me një mosaprovim të tij për mbërritjen e Cristiano Ronaldos në Torino dhe ish-drejtuesi bardhezi ka ndërmend ta sqarojë këtë pikëpamje. "Falsitet kush thotë se nuk e desha CR7 tek Juventus, nuk kundërshtova asnjëherë - shpjegoi ish- Administratori i Deleguar i Juventus, tani i Inter -. Agnelli, pasi i prezantuam një plan A e një B, me inteligjencë të madhe na tha se operacioni mund të bëhej, ishte i gjithi i standardizuar, por ishte akt kurajoz i aksionistëve e unë nuk mund të vendosja".
"Unë mund të vlerësoja me Paratici e Nedved, por nuk kundërshtova asnjëherë - shtoi ai -. Pata mundsinë ta njihja, ai është një kampion i madh që jep shembullim dhe pastaj bëhet model për të tjerët". Përsa i përket debatit në distancë me Nedved, që e akuzoi se nuk ka qenë kurrë juventin, Marotta i ka idetë e qarta: "Kam lindur në Varese, nëse jam në botën e futbollit sot do të thotë se jam vetë tifoz. Për mua është një profesion. Ato fjalë të Pavel, që vinte nga Lazio, ishin spontane, por patëm mundësi të sqaroheshim. Unë jam tifoz i Vareses".