Flash

Këngëtarja Eliza Hoxha tashmë pjesë e politikës

Lapsi.al 29 March 2019
Këngëtarja Eliza Hoxha tashmë pjesë e politikës

Eliza Hoxha është bërë pjesë e politikës tashmë, duke u regjistruar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këngëtarja shqiptare, e cila njihet edhe për profesionin e saj të arkitekturës, tashmë ka marrë vendimin të kontribuojë në shoqëri duke u bërë pjesë e partisë politike dhe vizionit të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka pozuar përkrah këngëtares së njohur:

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”.

Prej kohësh Eliza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në protestat që ngrihen mbi problematikat e ndjeshme që ka shoqëria.

Të këshilluara

Lady Gaga, në lidhje me aktorin e Avengers

Javën e kaluar, në media qarkulloi lajmi se Lady Gaga kishte nisur një histori të re me aktorin e njohur të Avengers, Jeremy Renner. Në fakt lidhja e re e ylli...

12:45

Rita Ora drejt Kosovës për këtë arsye

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim. Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie. Rita Ora dhe mark...

10:13

Gigi Hadid nuk i duron më komentet negative

Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh. Por modelja u inatos keq f...

09:01

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI