Flash

"Kam bërë seks në Bernabeu": Piqué nuk njeh limite për të nënshtruar rivalët: "Kam më shumë para unë se i gjithë Espanyol"

Lapsi.al 29 March 2019
"Kam bërë seks në Bernabeu": Piqué nuk njeh
Në fushë është i ashpër dhe i vendosur, jashtë kuadratit të lojës nuk ka rezerva dhe ndonjëherë është edhe arrogant. Ky është identikiti i Gerard Piqué, shtylla difensive e Barcellona, që në një intervistë për programin spanjoll 'La Resistencia' ka folur me një dozë të ekzagjeruar ironie për rivalët e Espanyol, duke shkaktuar një tymnajë të vërtetë: "Në llogarinë time bankare ka më shumë para se sa Espanyol ka në bilancin e tij vjetor. Kështu, më shumë se 57 milionë". Një shigjetë direkte për klubin tjetër të Barcelonës që ka shkaktuar polemika të shumta mbi lojtarin, tashmë i famshëm edhe për rolin e tij si menaxher. Piquet është bërë prezent në formatin e ri të Kupës Davis, financuar nga fondi i investimeve Kosmos, udhëhequr nga mbrojtësi i Barcelonës, me mbështetjen edhe të Djokovic. Në intervistë, qendërmbrojtësi është përqendruar edhe tek Lionel Messi: "Leo? Èshtë një tip shumë ironik, ndoshta më i madhi që njoh". Pyetje direkte dhe pa lojëra fjalësh, edhe kur bëhet fjalë për raportet intime me Shakirën. Piqué ka ngacmime për të gjithë, edhe për Real Madrid: “Gerard, sa herë ke bërë seks në muajin e fundit saktësisht?” është pyetja që i bëhet. “Duke llogaritur edhe atë në Santiago Bernabeu?”, është përgjigjia e mbrojtësit që aludon dy fitoret sezonale, në Liga e Kupën e Mbretit, që Barça mori në shtëpinë e Blancos.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI