Flash

Jordy Woods largohet nga LA, tmerrohet nga traileri i KWUTK

Lapsi.al 29 March 2019
Jordy Woods largohet nga LA, tmerrohet nga traileri i KWUTK

Jordyn Woods i tha “bye” Los Angeles-it këtë fillim jave dhe u nis për në Londër për të promovuar linjën e saj  të re të qerpikëve.

Udhëtimi i saj erdhi menjëherë pasi familja Kardashian publikoi trailer-in e sezonit të 16-të të serialit “Keeping Up With the Kardashians”.

“Ajo u largua në mënyrë që të mund të shpërqendrojë veten dhe të përqendrohet në të ardhmen”, tha burimi për “Us Weekly”.

Dhe gjërat duken me të vërtetë të vështira për Jordyn, veçanërisht duke pasur parasysh se ka disa pamje shumë dramatike që të gjithë po presin t’i shohin në sezonin e ri, duke përfshirë këtu një moment ku Khloe bërtet “GËNJESHTARE” gjatë kohës që Jordyn po fliste për emisionin Red Table Talk.

“Jordyn është tmerruar nga video dhe nëna e saj është e mërzitur për këtë, edhe pse e prisnin një gjë të tillë”, tha burimi.

“Është ende e vështirë të vijosh dhe Jordyn është e kënaqur që është jashtë L.A. ndërsa të gjithë po flasin për këtë. Është poshtëruese dhe ajo ende përndiqet nga ajo. Jordyn po përpiqet të duket e mrekullueshme në mediat sociale, por ende do shumë punë që një person të përballet me këtë”.

Khloe gjithashtu dëgjohet teksa thotë: “Familja ime u shkatërrua”, apo “Ta shpif që duhet të jetë e gjitha kaq publike. Unë nuk jam thjesht në një serial televiziv”.

Pak më parë fansat e serialit u habitën që familja vendosi të bëjë publike këtë skandal tradhtie në kaq pak kohë.

Të këshilluara

Rita Ora drejt Kosovës për këtë arsye

Rita Ora do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim. Këngëtarja do të kthehet në prill pasi do të merret me disa projekte bamirësie. Rita Ora dhe mark...

10:13

Gigi Hadid nuk i duron më komentet negative

Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh. Por modelja u inatos keq f...

09:01

Një film biografik edhe për 'Sex Pistols'

Një film biografik do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave botërore dhe ka të bëjë me grupin, “Sex Pistols”, ku së bashku me “The Clash”, konsiderohet si bend...

17:05

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI