Flash

Icardi me Argjentinën komplikohet keq. Replika e Messi: "Nuk e di ku donte të dilte..."

Lapsi.al 29 March 2019
Icardi me Argjentinën komplikohet keq. Replika e Messi: "Nuk e di ku

Pasi u kthye të veshë fanellën e Argjentinës 9 muaj pas Botërorit, Lionel Messi gjen kohë të replikojë me Icardi, që në muajt e kaluar kishte folur për një klimë të re e më në fund miqësore brenda dhomave të zhveshjes së Albiceleste: "Me të kam luajtur dy-tre ndeshje besoj - thotë Pleshti për TyC Sports -. Nuk e di cfarë mund ti ketë ndodhur që paska kuptuar se ka probleme brenda dhomave të zhveshjes. Nuk e di cfarë kishte ndërmend të thoshte e ku donte të dilte. Asnjëherë askush nuk është trajtuar keq në kombëtare".

Messi ka folur edhe për rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo, dueli me të cilin vazhdon tani në distancë: "Kush janë më të mirët në botë? Neymar, Mbappé, Suarez, Aguero. Harrova ndonjë? Jo, Ronaldo është më vete, me mua - thotë argjentinasi -. Të jem i sinqertë, më mungon në Spanjë, ishte bukur të konkuroje me të. Edhe pse më nervozonte kur fitonte tituj do të ishte bukur të ishte akoma këtu. Ta takoj në finalen e Champions? Të arrijmë njëherë, pastaj të shohim kush vjen përballë. Kam shumë respekt për Juventus, një skuadër e madhe, akoma edhe më shumë me Cristianon".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI