Flash

"9 pikë janë pak", por ekzaltimi në dhomat e zhveshjes në Loro Boriçi tregon të kundërtën

Lapsi.al 29 March 2019
"9 pikë janë pak", por ekzaltimi në dhomat e zhveshjes

Një pikë që mund të vlejë titullin. Madje e vlen, po të futesh në llogari dhe po të kuptosh impresionin e një feste të çmendur në dhomat e zhveshjes, në përfundim të Kukësi-Partizani, nga të kuqtë e teknikun Skënder Gega përfshirë. "Më duken shumë pak 9 pikë - vlerësoi Gega pas ndeshjes -. Të jem i sinqertë, do të doja që ndeshjen e fundit me Luftëtarin të ishim 7 pikë".

Vetëm se nëse do të ishin shumë pak vërtetë, barazimi në Loro Borici nuk do të ishte festuar si titulli vetë nga Gega, që zakonisht është një tip i qetë, nga ata që mundohen të mbajnë larg euforinë, për ta mbajtur skuadrën me këmbë në tokë. Kështu, ndjesia është ajo që Partizani fluturoi drejt titullit kampion dhe pas 26 vjetësh, duke se asgjë nuk mund ta pengojë të vendosë të dyja duart mbi kupën e munguar që nga 1993.

"Përderi sa matematika e lejon, duhet të jemi me këmbë në tokë - kujtoi Gega -. Ne falë harmonisë dhe mirëkuptimit që kemi, jemi munduar të jemi të gjithë ushtarë. Kemi rrugë për të parë. Do kisha dëshirë ta qetësoja veten, por është e pamundur". Në fakt, duhet kuptuar çfarë i referohet tekniku me fjalën qetësi, sepse nga dhomat e zhveshjes në Shkodër u duk se, është koha që duhet pritur deri në kurorëzimin si kampion, shqetësimi i vetëm i Partizanit...

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI