Flash

Zbardhet vendimi/ Vettingu vendos standart të dyfishtë me Donika Prelën

Lapsi.al 28 March 2019
Zbardhet vendimi/ Vettingu vendos standart të dyfishtë me Donika

Me shumë ngërç dhe vonesë komisi komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e turpshëm që mori në 5 shkurt duke vendosur që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela të vazhdojë të ushtrojë këtë funksion,

Me hije të forta dyshimi për mënyrën si ka bërë të paratë, me truqe, borxhe dhe shitje blerje pronash që të mbulojë të ardhurat e burrit të saj, me apartamente të blera nën çmimin e tregut dhe me një njollë që i vuri përfaqësuesi ndërkombëtar i OMN-së, Prela doli e diskredituar nga ky proces.

Por me sa duket, po të lexohet arsyetimi i vendimit, më i diskrediduar duket se ka dalë Komisioni i vettingut i përbërë nga Roland Ilia si kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Olsi Komici.

Për të arritur në këtë konkluzion mjafton vetëm një fakt. Bashkëshorti i prokurores që duhet të përleshej me krimin në qytetin e Durrësit (dhe që për punën që bëri u ngrit në përgjegjësi) ka rrezultuar se nuk ka paguar taksat e pagës për një shumë prej 25 milionë lekësh. Por komisioni ka gjetur justifikimin se Vangjel Prela është i pafajshëm dhe se “ka qenë detyrim i punëdhënësit ta bënte këtë sepse ato nuk mund të paguheshin nga vetë subjekti”. Pasi e kanë lehtësuar nga kjo barrë gjyqatrët e Vettingut kanë shkuar edhe më larg, duke çertifikuar një standart të dyfishtë në gjykimin e Prokurores që mban në sirtar dosjen 339 me përgjimet e vjedhjes së votave nga trafikantët e drogës. Ata që kishin djegur homologë të saj duke zbardhur vendime ku thuhet se vetëm paratë për të cilat janë paguar taksa konsiderohen si të ligjshme, në këtë rasti i pranuan si të tilla lekët e zeza të burrit të Prelës.

Lexo më tej: Analiza/ Andi Bushati/ Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

Në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në rastin e ish- kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, KPA është shprehur se “sipas nenit D të Aneksit të Kushtetutës konsiderohen të ardhura të ligjshme ato që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore”.

Dihet se kjo qe një nga arsyet që e ‘dogji” kreun e Kushtetueses.

Por i njëjti kriter nuk u konsiderua problem për Prelën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, iu përmbajt edhe në zbardhje vendimit të 5 shkurtit se “Verifikimet çuan në përfundimin se deri më tani nuk ka indicie të nevojshme për të çuar në rihapjen e hetimeve”, duke mos përfillur të gjitha akuzat publike në ngarkim të saj.

Në datën 22.01.2019, Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vëzhguesit Ndërkombëtar Theo Jacobs se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar në Shqipëri dhe jo në një nga vendet e BE, prej nga vjen Z. Jacobs, dhe se në Shqiperi është normale të mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, në Shqipëri mund t’i marrësh lirshëm para hua çdo personi dhe në çfarëdo shume që të duash, pa qenë e detyruar fare të pyesësh se nga vijnë këto para. Madje ajo shkoi edhe më tej duke theksuar se, në Shqipëri kështu ka qenë dhe kështu është.

Një tjetër problem ishte se nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM, rreth kriterit të pasurisë së Donika Prelës, rezultoi se për periudhën 2003-2012, ajo ka deklaruar si të ardhur një pagë të konsiderueshme të bashkëshortit të saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqëria e Ndërtimit “Bruci” shpk. Por ajo nuk ka asnjë dokument të pagesave me bankë dhe të pagimit të taksave dhe sigurimeve shoqërore për këto të ardhura. Kështu që ajo nuk justifikon dot dyshimin se ato para nuk janë të ardhura të zeza nga ndonjë burim tjetër.

Ndërkohë, në sitën e KPK-së kanë kaluar edhe blerjet e dy apartamenteve, që janë përfituar, sipas Komisionit, në një vlerë më të ulët se ajo e tregut. Në lidhje me këtë konstatim, Prela dhe bashkëshorti i saj kanë shpjeguar se ky çmim është për faktin se ai ka qenë punonjës në firmën e ndërtimit dhe për këtë, ka përfituar ulje të çmimit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe firma “Bruçi”, e cila në shpjegimet e dhëna ka thënë se këtë praktikë e ka ndjekur edhe me punonjës të tjerë.

Ndërkohë, për dyshimet e ngritura nga ILDKPKI për blerjen e një sipërfaqe toke në Petrelë, me çmim më të ulët se ai i referencës, KPK tha se ishte brenda çmimit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për këtë zonë.

Por sipas Partisë Demokratike, pas njërit prej apartamenteve fshihet një konflikt i qartë interesi.

“Një apartament që zonja Prela e ka blerë në “Rrugën Tefta Tashko Koço”, tek një Kompani e quajtur Lim-Em, administratori i së cilës është në ndjekje penale, është nën hetim po nga Krimet e Rënda. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i së cilës është nën hetim nga Prokuroria që ajo drejton”.

Pikërisht për këto arsye PD e ka quajtur procesin e Prelës me standarte të dyfishta. Ashtu sikurse tha përfaqësuesi i OMN, Theo Jacobs, dosja e saj “lë një shije të keqe”.

Por shije më të keqe tashmë ka lënë fakti se ajo ka gjasa të jetë shpëtuar politikisht nga komisioni i vettingut, si një njeri që ka pasuar në duar dosjet e bandave të Durrësit dhe që tani do të vazhdojë të ketë edhe ato të përgjimeve të pushtetarëve të lartë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI