Flash

Videoklipi 'Ktheju Tokës' krahasohet me fabulën e serialit “Game of thrones”

Lapsi.al 28 March 2019
Videoklipi 'Ktheju Tokës' krahasohet me fabulën e serialit

Komentet pozitive për këngën dhe klipin e “Ktheju tokës” nuk kanë të ndalur! Këtë herë ishte faqja zyrtare e komenteve të Eurovision “Wiwibloggs” e cila i dha të gjitha meritat e mundshme këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Tel Aviv.

Djemtë, përveç vokalit të Jonidës, kanë dhënë komente pozitive mbi klipin e realizuar nga Triangle Media, madje e kanë krahasuar me fabulën e serialit të famshëm “Game of thrones” dhe Jonidën me Daenerys Targaryen, nënën e dragonjve.

Ashtu si të gjithë ne, edhe ata mezi presin vazhdimin në skenën e madhe të Eurovision, pasi fundi i klipit na le gjithçka të hapur me frazën “To be continued”.

Vlen të theksohet se edhe poshtë kësaj videoje, lexojmë me qindra komente pozitive për Jonidën dhe këngën nga dëgjues të huaj, vendet amë të të cilëve janë konkurentët tanë në këtë kompeticion.

https://www.youtube.com/watch?v=MSwkPEBaEqA

Të këshilluara

A star is born, albumi më i shitur në SHBA

vjeshtës 2018 dhe pati tepër sukses në shumë ceremoni për ndarje çmimesh, duke kulmuar me një “Oscar” për këngën “Shallow”. Përveç zërit fantastik, Lady Gaga...

13:03

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI