Flash

Vendimi/ Higuain i jep lamtumirën Argjentinës: "Për lumturinë e shumë njerëzve"

Lapsi.al 28 March 2019
Vendimi/ Higuain i jep lamtumirën Argjentinës: "Për

Gonzalo Higuain i ka dhënë lamtumirën Kombëtares. Në mikrofonët e Fox Sports në Argjentinë, Pipita ka njoftuar që nuk do të luajë më për Albiceleste. "Më ka shkruar Scaloni e i thashë që për kënaqësinë e shumë njerëzve, cikli im me Kombëtaren është mbyllur - ka shpjeguar sulmuesi i Chelsea - Dua të kaloj kohë me familjen time". Në lidhje me kritikat e marra në këto vite: "Kam luajtur finale, nëse kjo është të dështosh... Të dështosh është të mos kualifikohesh për Botërorin".

"Tani mund të reshtni së shqetësuari nëse jam apo jo - ka shtuar Pipita, që në dhjetor mbushi 31 vjec, duke shigjetuar kritikët e shumtë në vendlindje - Në Argjentinë diskutohet më shumë cfarë nuk është bërë se ajo që është bërë. Golat në kualifikuese janë të rëndësishme si ato në Botëror. E kam parë familjen time të vuajë më shumë se unë. Kushdo mund të thotë se mungoi kjo apo ajo, por jam munduar të jap gjithnjë maksimumin".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI