Flash

Tom Cruise nuk e lejon ish-bashkëshorten Nicole Kidman të marrë pjesë në dasmën e të birit

Lapsi.al 28 March 2019
Tom Cruise nuk e lejon ish-bashkëshorten Nicole Kidman të marrë

Aktori i famshëm amerikan Tom Cruise nuk e lejon ish-bashkëshorten e tij Nicole Kidman që të marrë pjesë në dasmën e të birit dhe kjo është drama e radhës.

24-vjeçari Connor Cruise i cili ashtu si i ati beson në religjionin kontrovers të quajtur “scientologji” thuhet se do të martohet së shpejti me të dashurën e tij italiane të quajtur Silvia e cila është po ashtu një besimtare e devotshme.

Sipas “RadarOnline.com” arsyeja se përse Tom nuk dëshiron që Nicole të marrë pjesë në ceremoninë në fjalë është sepse ajo konsiderohet nga Kisha si një person jo i përshtatshëm dhe me probleme personaliteti.

Rikujtojmë se aktorja e njohur prej kohësh ka vuajtur nga sëmundja e depresionit. Cruise dhe Kidman u ndanë në vitin 2001 dhe Tom-it asokohe iu dha kujdestaria e dy fëmijëve, Connor dhe Isabella.

Aktualisht Nicole është e martuar me Keith Urban dhe kanë së bashku dy fëmijë, 10-vjeçaren Sunday dhe 8-vjeçaren Faith. Po ashtu Tom ka një vajzë 12-vjeçare nga martesa me Katie Holmes.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI