Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Opozita: Nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën

Lapsi.al 28 March 2019
Opozita: Nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën

Në mbyllje të protestës së shtatë radhazi të opozitës, Lulzim Basha deklaroi se në këtë vend nuk do të zhvillohen zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Nga selia e PD-së ku mbajti fjallën përmbyllëse para protestuesve, Basha u shpreh se kjo 'kryengritje popullore' nuk është për pushtet, karrige dhe pazare, por për ti dhënë fund kësaj lloj qeverisje.

"Kush nuk e ka dëgjuar nga hipokritët e kojtur nga Kryeministri, le ta dëgjojë: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë! Pakt me Maduron e Ballkanit nuk do të ketë!"

"Askush në këtë kryengritje popullore nuk është këtu për karrige, pushtet dhe aq më pak për pazare. Por për t’i dhënë njëhërë e mirë fund pazareve në kurriz të popullit, demokracisë, i vetmi Pazar që ka mbetur në Tiranë është pazari i gjësë së gjallë, kopja e shëmtuar e pazarit të Milotit, që po e merr përpara vala e shqiptarëve të bashkuar." - u shpreh kryedemokrati, i cili kërkoi edhe falje për të gjithë ata persona që u bënë milionerë nën qeverisjen e Partisë Demokratike.

"Mirënjohje për gazetarët, turp për pronarët oligarkë të mediave dhe ndjesë në emër të Partisë Demokratike, për ata që u bënë milionerë në pushtetin tonë, mbi gjakun, sakrificën tuaj dhe të shqiptarëve të ndershëm. Ora e drejtësisë po afron!" - u shpreh Lulzim Basha.

Opozita e bashkuar ka nisur një maratonë protestash që prej asaj të 16 shkurtit, e cila prodhoi djegien e mandateve të opozitës. Me një opozitë jashtë parlamentit, Edi Rama po plotëson vendet vakante në këtë institucion me kandidatët për deputetë në listat e 2017-s. Me betimet e sotme, (kliko këtu), në parlament ulen 98 ligjvënës, nga 140 që parashikon kushtetuta. Sipas opozitës, vendi është në një krizë të thellë institucionale, ku parlamenti është ilegjitim, me argumentin se PS qeveris me vota të vjedhura, dhe me një drejtësi jo funksionale dhe të gjymtuar (kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni). E vetmja zgjidhje për këtë ngërç që po has vendi, sipas Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, por edhe aleatëve të vegjël, është rrëzimi i Ramës dhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme me një qeveri tranzitore. Palët janë barrikaduar në dy kampe të ndryshme.

Rama rithekson sa herë i jepet mundësia se nuk bën asnjë hap pas nga marrëveshja që ka me popullin shqiptar, pra se do të qeverisë vendin deri në fund të mandatit, ndërsa kampi opozitar kusht të vetëm ka largimin e kryeministrit.

Aktorët ndërkombëtarë kanë reaguar, por deri tani vakët, me diplomatë të rangut të ulët dhe selitë përfaqësuese që kanë në Tiranë. Në dukje të parë kjo situatë i ngjan një loje nervash si ajo e shkurt-majit të vitit 2017, ku vetëm ardhja e diplomatëve me rëndësi dhe vëmendja e kancelarive më të fuqishme partnere të vendit arritën të ulnin palët në tryezë, me një marrëveshje që prodhoi zgjedhje, të anatemuara nga humbësit, zgjedhje që janë shkak i kësaj krize destabilizuese që vendi po has prej thuajse dy muajsh.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI