Flash

Kërcënimi i Makélélé: “Ronaldinho nëse vazhdon me truket si në Playstation, të dërgoj në spital!”

Lapsi.al 28 March 2019
Kërcënimi i Makélélé: “Ronaldinho nëse

Kushedi si do ti dukej tani nëse një prej lojtarët e tij bën të njëjtën gjë. Claude Makélélé është 46 vjec, drejton Eupen në divizionin e dytë belg … e të tilla sjellje nuk mund ti lejojë më! Në të kaluarën në fakt ish-mesfushori francez me origjinë kongoleze nuk është tërhequr kurrë pas. I ashpër, kërcënues, por edhe i aftë nga pikëpamja teknike: Makélélé ka qenë mesfushori që të gjithë do ta donin në skuadër. Kundërshtarët nuk do të donin të përballeshin kurrë me të… përvec atyre që kishin mjetet teknike për ta shtrirë në bar!

E kështu kur përballej me Ronaldinho gjërat ndryshonin dhe shumë! Askush si braziliani nuk e ka turpëruar atëherë Makélélé, që nuk e harron atë që ndodhi në sfidën dyshe mes Chelsea e Barcellona në Champions 2005-06. Fituese në fund ishte skuadra e Frank Rijkaard, që më pas u shpall kampione e Europës. Francezi zbuloi më në fund edhe kërcënimin që i kishte bërë brazilianit i intervistuar nga RMC: “E ndjeva që po përfitonte … I'u afrova dhe i thashë: ‘Ej, nëse vazhdon me këto truket si në PlayStation të coj në spital’. Pasi më dëgjoi, Dinho zgjati dorën, mori topin dhe më tha: ‘E di plakush'”. Braziliani ishte i bindur se arti i tij do të triumfonte mbi gjithcka dhe historia i dha të drejtë!

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI