Eliza Dushku i ka dhënë fund beqarisë dhe ka lidhur kurorë me ish sportistin Peter Palandjian.
Tani ajo ka dhënë lajmin e shumë pritur, ku tregon se së shpejti do të bëhen prindër. Ajo ka publikuar për herë të parë një foto me barkun e rrumbullakosur ku shkruan: “Shumë dashuri për të gjithë” Eliza do të bëhet nënë për herë të parë në moshën 38 vjeçare por ende nuk ka zbuluar detaje për foshnjën që pritet të vijë në jetë.