Flash

Si e përjetoi tradhëtinë Khloe do të zbulohet në emisionin KUWTK

Lapsi.al 27 March 2019
Si e përjetoi tradhëtinë Khloe do të zbulohet në

“Keeping Up with the Kardashians” është një serial televiziv amerikan ku në fokus është pasqyrimi i realitetit të familjes Kardashian- Jenner.

E gjithë jeta e tyre është e dokumentuar prej shumë vitesh. Kur themi “e tyre” nënkuptojmë: Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe gjithë personat më të afërt të personazheve publikë që përmendëm duke përfshirë këtu, bashkëshortët, ish të dashurit, miqtë, familjarët, etj.

Pothuajse çdo ngjarje në jetën e tyre është bërë publike, ndërkohë pas skandalit më të madh të vitit të quajtur “Tristan-Jordyn” të gjithë ishim në mëdyshje nëse do të publikohej çdo gjë me detaje në “KUWTK” apo jo.

PO, çdo gjë është filmuar dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Për ata që e kanë humbur, Tristan Thompson, ish-partneri i Khloe Kardashian tradhtoi këtë të fundit me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Së fundmi, Khloe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram promon e sezonit të 16-të dhe shfaqet në video mjaft e shkatërruar pas tradhtisë së Tristan.

Ajo e ka përjetuar shumë keq dhe ndër të tjera dëgjohet të thotë gjatë videos: “Ta shpif fakti që duhet të jetë kaq publike. Unë nuk jam thjesht një serial televiziv. Kjo është jeta ime. Familja ime u shkatërrua. True është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. (i referohet vogëlushes së saj që ka me Tristan)!”

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI