Flash

Shtëpi luksoze në mes të Sofies, seri dorëheqjesh në qeverinë bullgare

Lapsi.al 27 March 2019
Shtëpi luksoze në mes të Sofies, seri dorëheqjesh në

Seri dorëheqjesh të eksponentëve të qeverisë bullgare, pas të ashtuquajturave ”ndërtime apartamentesh”, skandali që shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur është mësuar se kompania ndërtimore "Artex" ishte duke u shitur deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë Gerb, apartamente luksoze në zonën e banimit Iztok, në Sofje, me çmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Dje, zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva kishte dhënë dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Sipas mendimit të Prokurorit Publik dhe Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit janë gjithashtu të përfshirë edhe Vezhdi Rashidov, president i komisionit parlamentar për Kulturën si dhe Cvetan Cvetanov, "krahu i djathtë” e kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqës i grupit në parlamentin e partisë Gerb dhe njëheras nënkryetar i partisë, i cili duhet të kthehet nesër Bullgari, pas një vizite në SHBA.

Gjithashtu nën hetim është kompania "Artex”.

Mediet e Sofjes theksojnë se Borisov do të kërkojë dorëheqjen e Cvetanov nga detyra.

Analistët parashikojnë se lista e politikanëve të përfshirë nuk do të ndalet me kaq.

Gazeta ditore “Ora” kujton se në vitin 2017 kjo shumicë parlamentare kishte votuar amendamentet e ligjit për rregullat e ndërtimit, të cilat autorizuan kompaninë ”Artex” të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese 34-katëshe në zonë rezidenciale Lozenets të Sofjes, pasi leja për ndërtimin e saj kishte skaduar.

Të këshilluara

E fundit/ Dy orët vendimtare për Brexit-in

Deputetët britanikë do të votojnë mbi format alternative të Brexit-it, ndërkohë që nuk ka asnjë garanci se ndonjëra prej tyre do të gëzojë përkrahjen e nevojshm...

12:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI