Flash

Rryshfet për t'u pranuar në Universitetin prestigjioz amerikan

Lapsi.al 27 March 2019
Rryshfet për t'u pranuar në Universitetin prestigjioz amerikan

Yale University ka përjashtuar të martën një student, i cili ishte pranuar aty falë rryshfetit të paguar nga prindërit e tij.

Universiteti prestigjioz i New Haven, në Konektikat, është i pari që raporton një përjashtim të këtij lloji, në të cilën u akuzuan 50 persona.

Mes tyre trajnerë sportivë, administratorë provimesh për pranimin në universitetet më të njohura amerikane dhe 33 prindër, të cilët u akuzuan se kanë paguar 6,5 milionë dollarë si ryshfet për të garantuar pranimin e fëmijëve të tyre.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, drejtoria e Yales tha se ishte informuar për rastin në fjalë, për herë të parë në nëntor.

Prokurori federal i Masaçusetsit, i cili udhëhoqi hetimin, kërkoi më pas informacion për trajnerin e ekipit të futbollit të femrave, Rudy Meredith.

Sipas universitetit, Meredith, i cili u largua nga Yale në nëntor dhe u akuzua për ryshfet, thuhet se ka ofruar rekomandime të rreme për dy kandidatë dhe vetëm njëri prej tyre u pranua në Yale, në janar të vitit 2018.

Sipas padisë kundër Rudy Meredith thuhet se prindërit e studentit kane paguar gjithsej 1,2 milionë dollarë si ryshfet.

Pas hetimeve, Yale vendosi të revokojë pranimin e tij në universitet.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI