Do të ketë revolucion në merkato në shtëpinë e Romës, duke parë një sezon që po luhet nën pritshmëritë. Nuk kanë bindur, e sigurisht që janë në listën e daljeve Javier Pastore, Steven Nzonzi, Rick Karsdorp dhe portieri Robin Olsen. Klubi roman kërkon të rinisë gjithcka, me trajnerin e ri tashmë dhe pas largimit të Monchit, duke bërë të mundur krijimin e grupit italian.
Do të jenë Nicolo Zaniolo, që do të rinovojë në javët e ardhshme, bashkë me të tjerët, që do të udhëheqë projektin verdhekuq të së ardhmes. Pastore është i pëlqyer në Kinë, atje ku më insistuese për të është klubi Hebei Fortune. Ndërsa ai që u mor si një lojtar që do ti jepte dinamizën dhe fizicitet mesfushës, Nzonzi, është një hap pranë kthimit në Sevilla. Megjithatë për 31 vjecarin nuk janë pa interes pistat në Francë.
Kërkohet një sistemim për Karsdorp, që do të mund të shkojë menjëherë në huazim, ndërsa në merkato do të mund të jetë edhe portieri Olsen, që në asnjë moment nuk arriti të bëjë të harrohet Alisson Becker. Sirigu dhe Cragno janë idetë për portën për sezonin e ardhshëm, por në total Roma po përgatitet për revolucionin. Dhe e ardhmja do të flasë më shumë italisht...