Flash

Champions, Van der Sar sfidon CR7: "Ajax mund t'a mposhtë Juventus"

Lapsi.al 27 March 2019
Champions, Van der Sar sfidon CR7: "Ajax mund t'a mposhtë

Sfida e dyfishtë mes Ajax e Juventus është ndeshja e Edwin Van der Sar. Ish-portieri, tani drejtor i përgjithshëm i klubit hollandez, i ka veshur të dyja fanellat: "Kundër Juventus do të jetë një ndeshje emocionuese - komentoi ai -, jemi të lumtur që jemi në një cerekfinale. Në Madrid kundër Real luajtëm në nivele të larta, shpresojmë ta bëjmë përsëri në Amsterdam kundër bardhezinjve. Skuadra ka besim, mund ta mundim Juventus".

Eleminimi i Real Madrid në Champions League ka kthyer vëmendjen nga talentet e Ajax, të rritur profesionalisht në vitin e fundit nga ndonjë ardhje e gjetur: "Kemi një skuadër të re të cilës i kemi shtuar eksperincë, si me Tadic e duke marrë në shtëpi Blind nga Manchester United".

Sfida e Amsterdam e pastaj kthimi në Torino do të jetë mundësia edhe për të parë nga afër talentin e De Ligt përballë Cristiano Ronaldo, nëse portugezi rikuperon nga dëmtimi: "E njoh mirë Cristianon, kam luajtur katër vjet me të, e di sa kujdeset për trupin e tij dhe sa i fortë është mentalisht. Do të bëjë gjithcka sepse do të fitojë e të kualifikohet, ashtu si Ajax. De Ligt ka një të ardhme të madhe përpara".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI