Flash

Absurditeti/ Junior Moraes rrezikon ti shkaktojë Ukrainës humbjen e dyfishtë në tavolinë

Lapsi.al 27 March 2019
Absurditeti/ Junior Moraes rrezikon ti shkaktojë Ukrainës humbjen e

Një barazim i çmuar kundër Portugalisë Cristiano Ronaldo e tre pikë (të fituara në të 93' me një autogol të pabesueshëm) akoma më të rëndësishëm kundër Luksemburgut e megjithatë për Ukrainën klasifikimi mund të jetë i frikshëm. Luksemburgasit kanë ankimuar prezencën në fushë të Junior Moraes e, nëse do të pranohet nga Fifa, kombëtarja e drejtuar nga Andrij Shevchenko do të rrezikonte humbjen e dyfishtë në tavolinë.

Ashtu si raporton Record, Paul Philipp (presidenti i Federatës së Luksemburgut) do të bëjë një ankimim sepse sulmuesi i Shakhtar Donetsk, në fushë 14 minuta kundër Portugalisë e 90' të hënën, nuk I ka letrat e duhura për të luajtur me një kombëtare tjetër nga ajo e origjinës (Brazili).

Sipas Fifa, pas 18 vjetëve duhet të jetosh pa ndërprerje për 5 vjet në një shtet të ri përpara se të mund të veshësh fanellën e kombëtares, por Moraes ka jetuar vetëm 4 vjet e 8 muaj në Ukrainë e për më tepër në 2017 është transferuar për 6 muaj në Kinë, duke luajtur me Tianjin Quanjian.

Seleksioni i Shevechenkos pretendon, me fjalët e Yuri Zapisotsky, sekretari i përgjithshëm i Federatës: "Me ligjin tonë, Moraes ka jetuar për 5 vjet në vendin tonë" duke qenë se në Ukrainë kriteri për të marrë nënshtetësinë parashikon që një person të jetojë të paktën 180 ditë në vit territorin tonë. Tani i takon Fifa të vendosë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI