Flash

Video/ Italia e ekzagjeruar me 6 gola: drama në Zvicër e Norvegji

Lapsi.al 26 March 2019
Video/ Italia e ekzagjeruar me 6 gola: drama në Zvicër e Norvegji

Në ndeshjen e dytë të kualifikueseve në Euro 2020, Italia merr zvarrë 6-0 Liechtenstein, duke ruajtur vendin e parë të grupit J me pikë të plota. Në fakt një ndeshje pa histori në Tardini, me skuadrën e Mancinit që gjen avantazhin me Sensin në të 17', pastaj Verratti dyfishon shifrat në të 32', përpara se veterani Quagliarella të shënojë dygolëshin personal në të 35' e 48', duke u bërë shënuesi më i vjetër në historinë e kombëtares italiane. Ka lavdi përsëri për talentin Kean (70') e Pavoletti, gol në debutim (77').

Në Grupin D Irlanda ruan pikë të plota, me një fitore minimale kundër Gjeorgjisë, por që e mban në vendin e parë, përpara Zvicrës që befasohet në shtëpi nga një Danimarkë kurajoze, që në një pjesë loje rikuperon tre gola ndaj helvetëve. U duk e kryer pas golave të Freuler, Xhakës e Embolo, por danezët janë kthyer në pjesën e dytë me Joergensen, Gytkjaer e Dalsgaard, duke barazuar rezultatin me tre gola në 6 minutat e fundit.

Spanja është padrone e grupit F dhe likuidon Maltën pa probleme me dygolëshin e Alvaro Morata, duke mbajtur kreun me pikë të plota. Spektakolare sfida në Norvegji ku vikingët janë barazuar 3-3 në derbin nordik me Suedinë. Një ndeshje rokambolske e ku dy gola janë shënuar në kohën shtesë. Fiton Rumani thjesht përballë Ishujve Faroe dhe ngjitet në vendin e tretë pas Suedisë.

EURO - Qualification:: group D

Ireland 1 - 0 Georgia

Switzerland 3 - 3 Denmark

EURO - Qualification:: group F

Malta 0 - 2 Spain

Norway 3 - 3 Sweden

Romania 4 - 1 Faroe Islands

EURO - Qualification:: group J

Armenia 0 - 2 Finland

Bosnia and Herzegovina 2 - 2 Greece

Italy 6 - 0 Liechtenstein

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI