Flash

Super talenti i Juventus është interist, i ati: "Do ta doja përgjithmonë në bardhezi"

Lapsi.al 26 March 2019
Super talenti i Juventus është interist, i ati: "Do ta doja

Jo gjithnjë në një intervistë përgjigjet janë ato që pret. Kur pastaj në mes është futbolli dhe tifozllëku, të papriturat janë aty. E kush do ta mendonte se talenti më i madh i bardhezinjve që po mahnit edhe kombëtaren e Italisë është...interist.

Zbulimin e ka bërë Biorou Jean Kean, i ati i Moise, sulmues i Juventus në Rai Radio1 në trasmetimin "Un giorno da Pecora", ku ka rrëfyer fëmijërinë e 19 vjecarit dhe preferencën e tij të dikurshme, që tani nuk do të kishte dashur tia thoshte askujt: "Ishte tifoz i Inter, sepse i pëlqente Oba Oba Martins. Kur dilnim bashkë më thoshte, të lutem më bli fanellën e Martins”. Pastaj Moise nisi të luajë seriozisht, fillimisht me fanellën e Torinos. "Unë e dërgova tek Juve sepse jam tifoz bardhezi. E dua ta shoh gjithnjë tek Juventus, që është në gjakun tim: unë jam i zi dhe gjakun e kam të bardhë".

Nuk e frekuenton shumë stadiumin i ati i Kean. Dëshira është por ka dicka që e pengon. "Kam një problem me shoqërinë bardhezi: nuk më japin më bileta për të shkuar në stadium". Biorou Jean Kean nuk e ka shtetësinë italiane, edhe pse e ka bërë kërkesën, duke qenë në Itali prej shumë vjetësh.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI